Marek Hamshik nuk është më pjesë e Napolit, pasi u transferua në Kinë te skuadra e Dailan Jifang. Sllovaku largohet nga napoletanët pas 12 vitesh duke prekur jo vetëm tifozët, por edhe lojtarët.

Elseid Hysaj ishte shok skuadre me Hamshik për rreth katër sezone. Me anë të një postimi në “Instagram” ai ka bërë një dedikim prekës, për ish-kapitenin e tij. Në foton e postuar me të ai ka shkruar: “Çfarë mund të them… do më mungosh si lojtar, por më shumë do të mungosh si njeri, ishte nder që kam luajtur me ty. Paç fat në këtë aventurë të re! Kapiteni Unik”.
Hamshik mbahet si një nga futbollistët më të mirë të skuadrës dhe që kishte marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë lojtarët.

