Analisti i njohur Mustafa Nano i ka bërë sot thirrje kryeministrit Rama të ndalojë videot me përurime dhe takime me hallexhinjtë, të cilat i nxjerr në ERTV.

Gjatë monologut në emisionin Provokacija, Nano shprehet “abuzimi shtohet kur sheh Kryeministrin që e shet këtë si një ngjarje me rëndësi kombëtare, madje – kjo është ç’është – si një bëmë të madhe të qeverisë e të kryeministrit, si një meritë të madhe të këtyre të fundit”.
Sipas tij “Kryeministri nuk harron asnjëherë të shkojë të përurojë fundin e punimeve, dhe të marrë para kamerave mirënjohjen e hallexhinjve që nuk janë më hallexhinj, që në ndonjë rast shoqërohet me pamje e vështrime të përlotura, që asnjëherë nuk janë teatrale. Janë lotë të vërtetë. E si të mos jenë?
Do doja t’i bëja një apel kryeministrit: Në keni Perëndi, mos e bëni më këtë gjë! Ngado që t’i vish rreth, është një gjë që nuk duhet bërë. Dhe ju e dini shumë mirë që nuk duhet bërë”.
