Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I thanë se po viktimizohet me historinë personale, moderatorja e njohur shpërthen e revoltuar: Një vajzë nuk është një objekt seksual dhe as…

11:10 / January 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 600556b3b60b5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Dojna Mema ishte e ftuar ditën e djeshme në rubrikën “Trotuar” për të diskutuar mbi seksizmin.

Moderatorja dha një shembull konkret, duke treguar se si ju vërsulën gjithë njerëzit për publikimin e pikturës së famshme, “Origjina e botës” nga Gustave Courbet, ndërsa me të dashurin e saj, Vlashent Satën, që postoi po të njëjtin imazh në rrjetet sociale, ndodhi krejt e kundërta.

“Dua t’ju tregoj një rast konkret seksizmi që mua më ka prekur. Përpara një viti unë publikoj në Instagram një pikturë që bëri një bujë të jashtëzakonshme. Kam qenë në Paris, në Musée d’Orsay, një nga ato ikjet e mia të dashurisë. Fotografoj të famshmen, ‘Origjinën e botës’, të Gustave Courbet. Aty është organi gjenital femëror, i pikturuar ashtu siç është realisht. Këtë gjë unë e publikoj në rrjetet e mia sociale. Sigurisht që prisja bujë, por nuk prisja të më shanin nga nëna, nga gjyshja, nga babai, ndjesë pastë, që kishte vetëm 3 muaj që kishte ikur nga kjo botë. Është bërë një tmerr i madh. Çfarë ndodh?! Ne bëmë një eksperiment me të dashurin tim. Ai poston të njëjtën foto në Instagram. Dhe përveç kategorisë së artistëve që thoshin që është patjetër një vepër arti, pjesa tjetër ishin çunat e lagjes që thoshin: ‘O lale, bravo, të lumtë’! Ky është një rast konkret seksizmi”, -u shpreh Dojna.

Kjo histori e Dojnës u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, por ka nga ata që e kanë cilësuar edhe si viktimizim. Njëra nga ndjekëset e saj i ka shkruar në mesazhe moderatores: “Dojna mos po viktimizohesh?”. Mema e ka parë këtë mesazh dhe ju ka dhënë një përgjigje të mirë të gjithë atyre që mendojnë kështu.

“Po i dal perpara çdo lloj ideje te tille! Une nuk di te viktimizohem dhe nuk kam pse ta bej. Nese perseris ngjarje, e bej sepse dua ti mëshoj nje koncepti te cilin e kam perzemer, por asnjehere kot. Eshte ne natyren time te mos jem «politikisht korrekte», ndaj pergjithesisht o me duan, o me urrejne, s’ka rruge te mesme. Me shihni ne ekran ashtu sic me keni pare gjithmone. Nuk jam e re ne kete fushe qe te dua te godas ne «zemrat tuaja» dhe te perdor skema.

Debati mbi «seksizmin» tek @ediell_topchannel mori nota bertitese nga ana ime sepse vazhdoj te mendoj qe jemi nje shoqeri qe kemi nevoje te shkundemi mire derisa te kuptojme se nje grua/vajze ne shoqeri nuk eshte as objekt seksual dhe as nje makineri «pjellëse». Kur tregoj histori te miat personale, ve veten ne loje, duke rrezikuar fort, kështu qe mos e merrni si «viktimizim» apo «deshire per vemendje» sepse me besoni do te ishte shume me e thjeshte te thoja ca gjera politikisht korrekte per hir te kameras! Ama, kjo nuk do te isha kurre une. Keshtuqe gjithmone do te kem fjale per ata qe kane vesh dhe bërtima per ata qe s’duan te degjojne. Faleminderit”, është përgjigjur Dojna.

640 0 60055645d0894

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West “thumbon” ish-bashkëshorten: Fëmijët kanë nevojë për një shtëpi, jo për një studio xhirimi

18:19 / September 3, 2026

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.