Vesa Luma fillimet e karrierës së saj në muzikë i pati në emisionin aq të ndjekur për kohën, “Ethet e së premtes” shumë vite më parë.
Ka qenë vetë këngëtarja, që jeton sot në Zelandën e Re që na ktheu në ato kohë.
Këngëtarja tregon se ky emision ka qenë shkolla e saj më e mirë, teksa shkruan krahas postimit: “Do ta them çdo ditë! Shkolla që kam marrë nga ethet është e pazëvendësueshme. Që nga mënyra se si të përshëndesësh publikun, si të mbash mikrofonin kur këndon- pushon- sa të buzëqeshësh ose edhe si ta kthesh publikun të të duartrokasi më gjatë. Mirënjohëse përgjithmonë!”- shkruan këngëtarja në InstaStory.

