Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mbrojnë zemrën dhe trurin, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i ndani nga dieta juaj e përditshme

13:35 / January 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60056c267f42a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A keni dëgjuar për Dietën e Trurit? Bëhet fjalë për një regjim ushqimor të shëndetshëm për trurin dhe zemrën.

Tre vjet më parë, një grup ekspertësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiluan pikat kryesore të këtij regjimi që synon të mbrojë trurin nga sëmundje si Alzheimeri.

Vendimi erdhi pas zbulimit të një lidhje të fortë mes ushqimit dhe shëndetit të trurit.

Sipas shkencëtarëve, disa ushqime të shëndetshme arrijnë të ulin rrezikun e Alzheimerit deri në 50%.

Ky zbulim është shumë i rëndësishëm për mirëqenien mendore.

Çfarë Është Ushqyerja Për Trurin?

Ky regjim ushqimor ka si objektiv parandalimin e sëmundjeve nervore dhe ato kardiovaskulare.

Theksi qëndron tek drithërat e plota, produktet e bulmetit pa yndyrë, kripa e kufizuar, perimet, frutat, arrorët dhe proteina.

Ushqime të tilla të shëndetshme synojnë të mbrojnë zemrën dhe trurin nga sëmundjet.

Ushqimet Për Trurin Dhe Zemrën

Sipas studiuesve, çdo ditë njeriu duhet të hajë një sallatë me barishte, një racion me perime, tre racione me drithëra të plota.

Në shumicën e ditëve të javës, njeriu duhet të hajë arrorë, fasule, bishtajore.

Mishi i shpendëve dhe frutat e pyllit, veçanërisht boronicat dhe luleshtrydhet, duhen ngrënë dy herë në javë, ndërsa peshku një herë në javë.

Vaji i ullirit duhet të jetë yndyra e vetme që mund të përdoret në gatim

Po Mishi i kuq?

Mishi i kuq duhet ngrënë shumë rrallë ndërsa për gjalpin sa më pak.

Një racion djathë duhet konsumuar një herë në javë, ndërsa ushqimet e skuqura, të shpejta, ëmbëlsirat e blera në market nuk duhen konsumuar.

Lidhja Mes Trurit Dhe Stomakut

Truri dhe stomaku janë të lidhur fort me njëri tjetrin, ndaj ushqimet që hamë kanë një ndikim të madh tek truri.

Përveç ushqyerjes, duhet të siguroheni të mbani një trup dhe një mendje aktive, të flini siç duhet, të përpiqeni të mos stresoheni./AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.