Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ermal Fejzullahu zbulon për herë të parë si është munduar ta pengojë babai i tij në rrugën e artit: Po të mos ishte nëna, unë do…

13:55 / January 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6005782e2a328
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari Ermal Fejzullahu na ka treguar gjithmonë se ka një lidhje të veçantë me babain e tij, Sabri Fejzullahu.

Një lidhje kjo jo vetëm prej faktit se janë babë e bir, por edhe për pasionin e përbashkët që kanë për muzikën. Ermali e nisi rrugëtimin në muzikë në një moshë shumë të hershme dhe brenda një kohe të shkurtër mori shumë famë. Megjithëse shumë mund të mendojnë se shkak i famës së tij ka qenë Sabriu, këngëtari ka treguar se në fakt kjo e ka penguar.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Qejfe qejfe kjo dynja”, këngëtari ka treguar se e ka pasur të vështirë të dalë nga hija e Sabriut dhe të krijojë një identitet të tijin. Ermali tregoi se në fakt ai mund të mos ishte bërë këngëtar kurrë nëse do kishte dëgjuar të atin, sepse ai donte që të bëhej djalë i mirë dhe këtë gjë e konfirmoi vetë Sabriu. Këngëtari falënderoi publikisht të ëmën, duke u shprehur se ajo e ka përkrahur gjithmonë në rrugëtimin e tij.

“Për mua ka qenë shumë e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd. Disa më thonë ‘Hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut’, por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia. Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”, tha Ermali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West “thumbon” ish-bashkëshorten: Fëmijët kanë nevojë për një shtëpi, jo për një studio xhirimi

18:19 / September 3, 2026

“Fiks Fare” bën ndryshim radikal, Olta Gixharit dhe Dorian Ramaliut u besohet moderimi i emisionit investigativ!

18:21 / September 1, 2026

Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

09:20 / September 1, 2026

Cllevio sërish probleme me drejtësinë, reperi ndalohet nga autoritetet në aeroportin e Milanos

15:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.