Presidenti Ilir Meta ditën e sotme në qytetin e Vlorës ka komentuar largimet nga Lëvizja Socialiste për Integrim në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Meta u pyet edhe për largimin e Gledion Rehovicës tek PS.
Meta tha se nuk janë çështje e tij largimet.
“Nuk është çështja ime. Ka pasur LSI një në Vlorë me dekriminalizimin dhe ka bërë shumë mirë që nuk e ka mbrojtur”, theksoi ai.