Nga skema e re e bonusit të bebes, me pagesë për çdo muaj, nuk do të përfitojnë të gjithë. Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu shpjegoi në Komisionin e Ekononisë se pritet të përfitojnë vetëm familjet me të ardhura mujore deri në 180 mijë lekë të reja në muaj.
Me skemën e re, për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite), bonusi aktual është 40 mijë lekë në total që është çeku. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5 vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është ceku. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.
Ministrja sqaroi se çeku i bebeve që është ajtualisht në fuqi, nuk do të ndryshojë dhe do të përfitohet nga familjet e tjera.
Spahiu: Në lidhje me bonusin e bebes ne kemi vendosur një politikë të re që të mbështesim familjet në nevojë, dhe që nga korriku 2027 është buxhetuar që për këto familje në nevojë të kemi pagesa…
Braçe: Vetëm për familjet në nevojë, jo për çdo bebe që lind?
Spahiu: Kjo është një politikë që duhet vlerësuar në bazë të kostove, ne duhet të adresojmë fillimisht familjet në nevojë, kemi targetuar në bazë të nivelit të të ardhurave.
Braçe: Çdo fëmijë që lind do të marrë bonusin e menjëhershëm, dhe pastaj çdo fëmijë nga familjet në nevojë do të ketë këtë mbështetje mujore?
Spahiu: Po. Bonusi i menjëhershëm nuk ndryshon. Në lidhje me rimbursimin për cdo familje, për t’ia dhënë të gjitha familjeve nuk e kemi bërë lëtë llogari. Kemi bërë ushtrimin për familjet në nevojë. Megjithatë ne do ta rishikojmë. Dëshira jonë është që të mbulojmë familjet me të ardhura mujore 180 mijë lekë të reja. Fëmija i parë merr 5 mijë lekë të reja në muaj, fëmija i dytë 7 mijë të reja lekë dhe 10 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë.
