Seanca e sotme e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate dhe akuza të ashpra mes deputetëve.
Kanë qënë deputetët e opozitës të cilët nuk kanë pranuar të votojnë duke deklaruar se nuk ka transparencë në vendime.
Ndër ta, deputeti Kujtim Gjuzi ka reaguar ashpër duke deklaruar se maxhoranca po kërkon t’ju mbyllë gojën.
Debati në Kuvend:
Gjuzi: Kryeministri ka shkelur ligjin, sepse në mënyrë kontrabandë ka futur dhe ka bërë një vaksinë të pacertifikuar nga laboratori i barnave. Ndaj sot në nisje të këtij sesioni Rama mungon këtu se e dinte që opozita do i nxirrte probleme, parafolësit e thanë.
Ruçi: Këtë po e thua ti.
Gjuzi: Të lutem z.kryetar…
Ruçi: Jo jo ke gjë për të thënë për rendin e ditës?
Gjuzi: Po mbivendoseni kryetar. Do të na mbyllësh gojën. Rama na e mbyll gojën. Sepse doni t’i mbani të gjitha në kontroll. Pse nuk vjen kryeministri në interpelancë me deputetët. Është i paqefshëm?
Ruçi: Do të vijë në seancën tjetër.
