Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Fjolla Morina thyen arrestin e shtëpisë, largohet në drejtim të paditur, ja çfarë rrezikon!

17:25 / January 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fjolla Morina 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fjolla Morina ka thyer arrestin e shtëpisë, duke u larguar nga banesa në të cilën duhet të qëndrojë në Kukës. Kjo gjë është mësuar pas një kontrolli që një patrulle policie e drejtorisë së Qarkut Kukës ka bërë në banesën ku ajo qëndronte me qira. Policia ka marrë informacione se Morina nuk e ka respektuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndaj është nisur për një kontroll drejt banesës së saj.

Shtëpia e këngëtares ka qenë e mbyllur dhe pasi është kërkuar për disa minuta që të hapet dera, askush nuk është përgjigjur. Këngëtarja duket se është larguar nga shtëpia, por ende nuk është mësuar nëse ajo është arratisur apo ka thyer masën vetëm për t’u larguar nga shtëpia për pak minuta.

Nëse ajo ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”, atëherë Fjolla Morina rrezikon të rikthehet sërish në qeli.

Këngëtarja Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla u arrestuan më 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapën me dy armë me vete. Kujtojmë që këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Ndërkohë para disa ditësh akuza për Fjolla Morinën ndryshoi nga “armëmbajtje pa leje” në “trafikim të armëve dhe municioneve”. Fjolla është marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla, dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.

Fjolla ka pranuar akuzën e ngritur ndaj saj. Gjithashtu, ajo ka kërkuar të gjykohet me dënim të shkurtuar me qëllim që në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të përfitojë 1/3 e uljes së dënimit./Iconstyle

arrestin e shtëpisë Fjolla Morina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.