Ledina Çelo bëhet nostalgjike poston një foto të vitit 1997 kur ishte brune
Prej vitesh, këngëtarja e njohur Ledina Çelo po jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Vazhdimisht në rrjete sociale ajo tërheq vëmendjen e ndjekësve me jetën e saj super luksoze, shtëpinë moderne e pushimet e shumta në vende të ndryshme të botës.
Ledina është mama e dy fëmijëve, me të cilën ndan shpesh foto e video në rrjete sociale.
Megjithëse ka vite që është bërë nënë, këngëtarja vazhdon të ruajë pamjen e saj seksi e vajzërore, ndërkohë që së fundmi është bërë nostalgjike për vitet e vjetra.
Ajo ka kujtuar me mall vitin 1997, kur ishte shumë më e re në moshë dhe kishte flokë të palyer.
Në profilin e saj, Ledina ka ndarë foton e vjetër ku ka marrë shumë komplimente nga ndjekësit.
Madje, këngëtaren e kanë krahasuar edhe me modelen Irina Shayk.
Në nëntor të vitit që lamë pas, Ledina iu rikthye muzikës duke publikuar një këngë të re, e cila titullohet “C’est la vie”.
Me këtë këngë, ajo i ka hequr mallin fansave të saj, të cilëve i kishte munguar prej kohësh.
Në nëntor të vitit që lamë pas, Ledina iu rikthye muzikës duke publikuar një këngë të re, e cila titullohet “C’est la vie”.