Menjëherë pas postimin në rrjetet sociale të minsitrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar edhe opozita. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një status të shkurtër në Facebook i bën thirrje Lleshjat të ndalë provokimet e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve.
“Sandër Lleshaj ndalo provokimin ndaj protestuesve paqësor sipas urdhrave të Kryehajdutit Edi Rama. Urdhëro Policinë e Shtetit të zbatojë ligjin dhe të garantojë mbarëvajtjen e protestës, duke larguar provokatorët që ke futur mes nesh!”, shkruan Bardhi.
