Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë në lidhje me përgjimet e autoriteteve italiane për dosjen “Ndragheta” ku përmendet ai, një ministër dhe kryebashkiaku i Tiranës. Meta tha se gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë në këtë dosje hetimore duhet të ndiqet edhe nga institucionet vendase.
Pyetje: Në lidhje me mediat italiane lidhur me përgjimet ku përfshihen disa zyrtarë të lartë shqiptarë. mendoni se SPAK duhet të nisë hetimet.
Meta: Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona
