Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Spiropali vizitë në familjen e Hekuran Dedës, rrëfehet i vëllai: Na ofruan euro të shisnim gjakun. Më dhembin sytë kur i shoh kriminelët në lajme

19:56 / January 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
04
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vizituar sot familjen e të ndjerit Hekuran Deda në Laknas i cili mbeti i vrarë në 21 Janar të vitit 2011.

Familjarët e të ndjerit kanë rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja e 10 viteve më parë.

“Na ofruan valixhet me euro në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun vëllait”, kështu është shprehur Ilmi Deda, vëllai i Hekuranit i cili ndër të tjera thotë se ka besim tek drejtësia e re. Ndër të tjera ai shprehet se ende i dhembin sytë kur sheh në ekran vrasësit e vëllait të tij.

PJESË NGA BISEDA

Zabit Deda: Vëllai im kur është vrarë…jam futur unë në zyrë me vëllain dhe Spartak Ngjelën. Ishte doktori atje që i kishte lidhur kokën dhe e kishte pastruar…Sami Koçeku, ai ka qënë.

Spiropali: Ai doli edhe ne ekran.

Zabit Deda: Ai i ka thënë këto, edhe për vëllanë tonë, kanë fshehur provën…

Spiropali: E tmerrshme, dolën edhe nëpër ekrane thanë janë vrarë me plumb nga afër. Kamerat e kryeministrisë i kanë fshirë, gradistët nuk i dorëzuan në kohë, ai doli dhe në ekran, Prokurorinë s’e lanë. Ata nuk lanë gur pa levizur për ta fshehur vrasjen dhe ne këtë e themi me zë të lartë. Kështu është.

Ilmi Deda: Ata janë kriminelë, se po të ishina aq të pastër… na ofruan valixhet me euro në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun vëllait. Shoqëruesi i Berishës. Ç’a pret populli sot, u bënë 10 vjet nga kriminelët? Akoma më dhembin sytë kur i shoh në lajme. Dalin aty kriminelë.Por populli do i gjykojë!

Spiropali: Duhet të shporren njëherë e mire!

Nëna e Hekuranit: E drejta do të dalë, do të vonojë por pa dalë s’ka për të rënë.

Spiropali: Ata nuk duhet të kishin më asnjë lloj fytyre të dilnin publikisht, ata duhet të ishin marrë të pandehur, duhet të hetoheshin. Thoshte po të afrohej Edi Rama do ta qëlloja me snajper, pra i ka dhënë ai urdhrat.Dhe nuk dinë të qeverisin ata, ata vetëm sundojnë, vetëm i përçajnë njerëzit, i blejnë, I vënë kundër njeri-tjetrit, kaq dinë të bëjnë, e kanë treguar!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.