Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Do merrnim borxh për shkollën time”, Balla: Babait i ra telebingo disa ditë para se të ikja në Rumani

16:04 / January 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Ps-së Taulant Balla si rrallë herë ai ka dhënë një intervistë tek rubrika “Gjysma Ime” tek E Diela Shqiptare, ku ka folur më me detaje për jetën e tij private. Ai ka kujtuar momentin kur kishte fituar një bursë për shkollim në Rumani dhe nuk kishin shumë kushte të mira ekonomike.

Për ta dërguar djalin e tyre në shkollë, prindërit duhet të kërkonin ndihmë tek të afërmit, por për fatin e mirë disa ditë para se Taulanti të ikte në Rumani, babai i tij fitoi telebingon diku tek 600-700 mijë lekë të vjetra që në atë kohë ishin të mjaftueshme për t’u nisur për në shkollë.

Ardit Gjebrea: Kujt i ka rënë telebingoja nga ju të dyve?

Taulant Balla: Unë kam një histori të bukur me pjesën tjetër të emisionit tuaj. Babai im si të gjithë moshatarët e tij ose janë ndjekës të këtij emisioni për 20 e ca vitesh dhe unë kisha fituar një bursë për të shkuar në Rumani, por të them të drejtën prindërit të dy, njëri mësues, mamaja infermiere, përveç bursës që ofronte shteti mikpritës, patjetër që duhej një mbështetje tjetër financiare për pjesën tjetër të shpenzimeve.

Nuk i kishim dhe mamaja kishte vendosur që të shkonte tek vëllai i saj, daja që të kërkonte ndonjë mbështetje. Unë do ikja në Rumani të mërkurën dhe të dielën zhvillohej Telebingoja. Babai im blinte gjithmonë dy bileta dhe i ra telebingoja. Jo ajo e madhja, por ishte diku tek 600-700 mijë lekë të vjetra por për mua ishin goxha për t’u nisur dhe për të marrë autobusin për të shkuar në Rumani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.