Pjesë e protestës së sotme ka qenë edhe ish-badigardi i Sali Berishës, pikërisht Sali Lushaj, një mbështetës i njohur i ish-kryeministrit.
Në foton e kapur prej fotoreporterëve Lushaj duket të jetë prekur nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia dhe po mban një beze në hundë për t’i shpëtuar efekteve.
Gjatë mëngjesit të sotëm, Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur ndryshe edhe me emrin “Stresi” ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë.
