Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla drejton gishtin nga Ndrea Prendi: Deklaratat e tij qesharake dhe kriminale, të mos ikë nga Shqipëria sepse…

21:42 / January 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
21 Janar Berisha Ndrea Prendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzon komandatin e Gardës, Ndrea Prendi si autorin e vrasjeve të 4 qytetarëve në bulevardi më 21 janar 2011.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Balla u shpreh se Prendi veproi pas urdhërit të marrë nga lart për të qëlluar mbi protestuesit në ikje, duke vrarë të paktën 2 nga 4 viktimat e asaj dite.

Balla theksoi se deklaratat e bëra nga ana e Prendit janë qesharake dhe kriminale, duke shtuar se ai duhet të mos ikë nga Shqipëria, për shkak se ka deklarime të rëndësishme për të bërë për ngjarjen e bujshme.

“Deklarimet e Ndrea Prendit të dënuar me 1 vit burg, për vrasje, pasi ka ekzekutuar dy qytetarë, janë qesharake. Unë jam i bindur se edhe Aleks Nikaj është qëlluar nga arma e Ndrea Prendit. Ajo që ka ndodhur është se zotëria është një gënjeshtar kriminal. Ka qëlluar ky i pari dhe pas tij kanë qëlluar ushtarët e tjerë. Kush është ai shqiptar që e beson se: qënka qëlluar zyra e kryeministrit Sali Berisha. Kur? Pas 10 viteve. Është shumë qesharake. Ndrea Prendi ka marrë urdhër që të vrasë, ai ka qëlluar i pari. Kush është ai shqiptar që beson se qenka qëlluar me plumba zyra e Sali Berishës dhe pas 10 viteve e merrkemi vesh, ndoshta nga ata plumbat pistoletë. Nuk e di se çfarë bën Prokuroria. Ndrea Prendi nuk duhet lënë të ikë nga Shqipëria, ai provokon hapur familjet e viktimave. Policia duhet të kishte kryer më herët veprime për 21 janarin. Unë besoj se ky person nuk duhet lënë që të largohet nga Shqipëria. Me sa di është azilant në një vend të Amerikës së Veriut. Arma e tij është vërtetuar se ka kryer të paktën 2 nga vrasjet e 21 janarit. Predha e gjetur në kokën, tashmë dëshmorit të ardheut Aleks Nikaj është dëmtuar, dëmtuar qëllimisht,” tha Balla.

ndrea prendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.