Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.
“Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi. E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill”, shkruan ai.
Më herët kryeministri Edi Rama e krahasoi programin e rritjes ekonomike të PD-së me tramvajin e Tiranës në vitin 2011.
