Cristiano Ronaldo përpara disa javësh këshilloi ribvalin e tij më të madh, Lionel Messi-n që të largohej nga Barcelona dhe të niste një aventurë të re në Serie A. Nuk ka vonuar shumë dhe “Pleshti” iu përgjigj yllit portugez, duke shuar kureshtjen edhe të miliona tifozëve të cilët kanë mall për duelin mes tyre. CR7 la Realin në verë dhe u bashkua me Juven, ku po shkëlqen.
“Nuk kam nevojë për asnjë ndryshim. Jam te skuadra më e mirë në botë. Sfidat e mia rinovohen vit pas viti. Nuk është e nevojshme që të ndryshoj skuadër, apo kampionat, për të vendosur objektiva të rinj. Jam në shtëpinë time, në klubin më të mirë në botë”, tha argjentinasi për “Marca-n”.
Messi, në intervistën e tij foli edhe për Pep Guardiolën, me të cilin ka punuar në periudhën 2008 – 2012. Ai nuk e fshehu dëshirën për të punuar sërish me trajnerin katalanas. Në lidhje me mundësinë e kthimit të Neymar te Barcelona, 31-vjeçari e konsideron mjaft të komplikuar.