Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Siç nuk e keni parë asnjëherë/ Spiropali takim me bizneset në Vorë, publikon videon e veçantë

14:05 / January 31, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
144269692 10160565462037926 111608550380562640 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet e 25 Prillit po afrojnë, ndërsa partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës duke zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe promovimi i sipërmarrjeve të veçanta lokale, agroturizmit dhe zonave me potencial të madh zhvillimi.

E tillë ka qënë edhe tema e takimit të drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, cila është ndalur në Prezë ku ka vizituar një dyqan suveniresh dhe produktesh artizanale.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook shprehet se “Sfida për rritjen e numrit të turistëve në këtë zonë është tejkaluar, ndërsa sfida si tezgjahiste mbetet ende e vështirë.”

WhatsApp Image 2021 01 30 at 14.21.45 1

Por në një një video të publikuar sot, ministrja ka zbuluar më shumë detaje nga vizita e saj në këtë biznes. Ajo duket se është kuriozuar nga prodhimi i produkteve artizanale dhe për këtë ka kërkuar ndihmë për të provuar punën në tezgjah, një pajisje prej druri që dikur gjendej pothuajse në çdo shtëpi të të gjitha zonave të vendit.

Një vend të rëndësishëm në punimet me tezgjah zënë qilimat, sixhadetë, por edhe veshjet popullore, të punuara me një larmi ngjyrash dhe modelesh.

Ministrja teksa ka marrë instruksionet nga zonja e dyqanit, ka nisur t’i vërë ato në zbatim duke bërë edhe batuta.

“Po kjo çfarë është…frenat”- thotë ajo, duke shkaktuar të qeshura.

Si drejtuese politike e Qarkut, Spiropali ka zhvilluar takime në shumë prej bizneseve të Kamzës dhe Vorës, ku veç promovimit na ka bërë të njohim edhe një anë tejet sportive të saj.

Spiropali njihet si një nga zërat më të fortë mes socialistëve, të cilës këto zgjedhje, bashkë me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është besuar nga kryeministri Rama, drejtimi i qarkut më të madh të vendit; Tiranës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.