Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Programet IPA, Xhaçka: BE të thjeshtojë burokracitë

13:06 / February 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhaçka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e MEPJ-së Olta Xhaçka duke folur në Kuvend për marrëveshjen e financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit të BE për programin IPA për vitin 2019-të thotë se ka vështirësi në përthithjen e fondit, duke kërkuar thjeshtëzim të burokracive nga vetë institucioni europian.

“Progresi në thithjen e këtyre fondeve ka qenë shpesh i vonuar dhe jo i njëtrajtshëm nëse krahason performancën e sektorëve të ndryshëm. Pavarësisht progresit të madh që është bërë gjatë viteve të fundit, kemi pasur e vazhdojmë të kemi probleme në të gjitha fazat e zbatimit të këtyre programeve, duke filluar që nga identifikimi i nevojave e hartimi i projekteve e sidomos tek implementimi. Sigurisht që një pjesë e rëndësishme e arsyes për këto probleme vjen edhe nga problemet që ka vetë instrumenti. Sepse tashmë besoj që edhe vetë përfaqësuesit e BE e pranojnë që IPAt janë një instrument shumë kompleks dhe i vështirë, i ngarkuar me shumë burokraci, që kërkojnë kapacitete e burime njerëzore shumë të avancuara, në çdo nivel të qeverisjes qendrore apo vendore, për t’u përthithur me sukses. Burime e kapacitete, që pak vende jashtë BE kanë mundësinë t’i kenë të plota e funksionale. Burime e kapacitete, arritja e të cilave është në fakt një nga objektivat e procesit të integrimit për Shqipërinë. Unë shpresoj shumë, që edhe nga ana e BE do të ketë eventualisht një lloj reflektimi, për ta thjeshtëzuar disi këtë instrument, për ta lehtësuar atë disi nga pesha e jashtëzakonshme e burokracisë, padyshim pa bërë kompromis me standardet”, tha Xhaçka në fjalën e saj.

Sipas ministres Xhaçka, e veçanta e këtij programi është se fondet janë rialokuar për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së COVID-19, duke u përqëndruar tërësisht në programin për mbështetje sociale.

“E veçanta e këtij programi, që ka një kosto totale prej 71 905 555 Euro, me një kontribut maksimal të Bashkimit Europian prej 70 650 000 Euro, është se nëse fillimisht këto fonde ishin ndarë mes programit për “Përfshirje sociale” dhe atij për “Ekonominë qarkulluese”, aktualisht, pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemisë COVID 19, këto fonde janë rialokuar duke u përqendruar plotësisht në programin për mbështetje sociale.
Besoj që ky është një moment i mirë për të falënderuar Bashkimin Europian për mirëkuptimin dhe gatishmërinë që ka treguar për t’ia përshtatur programin e vitit 2019 nevojave akute me të cilat u përball Shqipëria si pasojë e këtyre dy krizave të paprecedenta”, tha Xhaçka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.