Një mjet është djegur në orët e para të mëngjesit të së martës në Krujë, e sipas policisë dyshohet të ketë qenë një zjarrvënie e qëllimshme.
Mjeti ka qenë i parkuar në shtëpinë e B.V, ndërsa janë shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen.
Njoftimi i policisë
Krujë/ Më datë 02.02.2021, rreth orës 03:00, në oborrin e banesës është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. V.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona si dhe janë administruar provat në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
