Tre mjete janë shkrumbuar në garazhin e një pallati në ndërtim në rrugën e Dibranëve në kryeqytet.
Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.50 dhe paraprakisht dyshohet se ka qenë aksidentale, teksa ka qenë një shkëndijë elektrike në njërin prej mjeteve që ka shkaktuar incidentin.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.02.2021, rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale.
