Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama: Duhet çmontuar komplet LSI, ka dhe një thumb për Bashën

12:56 / February 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama, bashkë me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetj, ka mbajtur një konferencë me gazetarët për programin e Rindërtimit. Kryeministri iu ka përgjigjur edhe interesit të gazetarëve për çështjet e nxehta politike dhe ekonomike.

Rama në fjalën e tij ka goditur fort opozitën. Rama tha se çuarja për skrap e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte projekt i përbashkët me kreun e PD, Lulzim Basha, por sipas tij, ky i fundit e tradhtoi.

“Basha ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk e ku di unë çfarë e sot është thjesht një aksionar në shpk e katër ortakëve ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta“, tha Rama në konferencë me mediat.

Pyetje: në 2017 ju ndërtuar një fushatë të gjerë me moton kryesore për të çuar LSI për skrap. ndërkohë së fundmi disa figura të lsi i keni pranuar më partinë tuaj, mes tyre dy ministra të rëndësishëm e jetë gjatë si Lefter Koka e Nasip Naco, çfarë ndodh këta njerëz janë abuziv kur janë pranë Kryemadhit e Metës, e kur vijnë pranë jush iu aktivizohen vetitë e mira? Si ndodh ky ndryshim perceptim për individët

RAMA: Ke dëgjuar ti ndonjëherë që të flas për këta njerëz si abuziv?

Pyetje: Ishin pjesë e tepsisë?

RAMA: Ou?

Pyetje: Nëse ishin ministra që qeverisnin me ju e për atë parti, nëse e kemi kuptuar gabim, unë tërhiqem.

RAMA: Ti duhet të tërhiqesh duke pranuar ti gabimin sepse çuarja për skrap e LSI, praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën por i tradhtuar nga Lulzim Basha, se unë nuk e kam tradhtuar, vazhdoj të besoj te ai projekt.

Basha ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk e ku di unë çfarë e sot është thjesht një aksioner në shpk e katër ortakëve ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta.

Kështu që e e impostuar gabim atë opinionin që dhe. LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu s’është çështje personazhesh, unë besoj e besoj gjithmonë që s’janë njerëzit që korruptojnë sistemet por sistemet njerëzit, e të njëjtët njerëz në sisteme të ndryshme sillen ndryshe, keni prova plot. Unë besoj që LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet, unë kështu besoj kam besuar dhe besoj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026

Asambleja e PS të shtunën, zbulohet vendi ku Rama do të mbledhë socialistët, çështjet që do të diskutohen

10:51 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.