Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama përmes nënkryetarit të saj Edi Paloka lidhur me deklaratat për programin e PD-së.
Paloka ka publikuar një video të kryeministrit Rama në krah të ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi dhe thotë se e ka frikë Bashën pasi sipas tij e ka nxjerrë ashtu siç është, “një hajdut dhe bashkëpunëtorë kriminelësh”.
“Eshte me se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. Ske faj. Te ka nxjerre ashtu sic je para shqiptareve dhe nderkombetare nje hajdut dhe bashkepuntore kriminelesh e perdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Me 25 prill ti humbet, Shqiperia fiton”, shkruan Paloka.
