Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Akuzat e PD-së për ndryshimin e vendbanimeve/ Drejtori i Gjendjes Civile: KQZ s’ka evidentuar asnjë rast të tillë. Kemi afishuar emrat e personave që u kanë skaduar kartat!

18:16 / February 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kartat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët të cilëve u kanë skaduar mjetet e identifikimit dhe nuk kanë mundësi ta kontrollojnë në portalin E-Albania, tashmë mund të paraqiten në zyrat e Gjendjes Civile për t’i konfirmuar. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledi Doracaj në një intervistë për Report Tv.

Ai sqaron se prej ditës së dielë, në këto zyra janë afishuar disa lista me emrat e qytetarëve. Ata të cilët e kanë emrin e qarkuar, u kanë skaduar mjetet e identifikimit dhe nuk mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme ndërsa emrat e paqarkuara i kanë dokumentet në rregull.

“Është një numër i ulët i qytetarëve të ardhur për të aplikuar për karta identiteti. Ndaj dhe i bëjmë thirrje qytetarëve që të aplikojnë. Fluksi është ende i ulët dhe nuk kemi rradhë në sportele.  Ne po dalim në çdo bashki duke bërë thirrje. Ne sot kemi ndërmarrë një tjetër iniciativë që do i vijë në ndihmë shtetasve që të kuptojnë nëse u ka skaduar letërnjoftimi elektronik dhe nuk mund të ketë akses në portalin E-Albania. Të dielën në darkë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka gjeneruar ekstraktin e 5-të ku të gjithë shtetasit u ka skaudar letërnjoftimi elektronik janë të markuar. Çdokush që nuk ka një smartphone të futet në E-Albania, mund të paraqitet pranë zyrave të Gjendjes Civile apo pranë ambienteve që Kodi zgjedhor përcakton dhe mund të gjejë emrin e vetë. Nëse ai e sheh emrin e markuar në dokumentet e afishuara pranë këtyre ambienteve, atëherë u ka skaduar letërnjoftimi elektronik dhe nuk mund të votojnë. Nëse nuk e kanë të markuar atëherë e kanë në rregull” – tha Doracaj.

Lidhur me akuzat e PD-së për saktësimin e adresave të shtetasve apo me ndryshimin e vendbanimit, Doracaj deklaroi se KQZ prej disa muajsh nuk ka gjetur asnjë problem apo ndonjë pasaktësi.

“Vendbanimi ndryshon vetëm me kërkesën e vetë qytetarit. Nëse ju kujtohet, PD para pak muajsh ngriti një akuzë lidhur me saktësimin e adresës së shtetasve apo ndryshimin e vendbanimit. Deri më sot, edhe auditi i KQZ-së nuk kanë gjetur një rast të një shtetasi që i është ndryshuar vendbanimi dhe vendi i votimit. Sipas ligjit, ata duhet ta vetëdeklarojnë ndryshimin e vendbanimeve” – tha Doracaj.

Drejtori i Gjendjes Civile tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.