Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Lulzim Bashës duke e ironizuar këtë të fundit.
Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ ka shpërndarë një foto nga statusi i Bashës, ku thuhet se 53.2% kanë votuar për liderin e opozitës si kryeministri më i mirë.
Në linjën e ironisë, Rama kapet me shifrat, duke kujtuar dhe një lapsus të kryetarit të PD-së.

