Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“E gjeta gruan në shtrat me tjetrin, ja ç’më tha”, rrëfimi i pazakontë i 42-vjeçarit nga Tirana (Video)

20:11 / February 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rrefimiiii 770x410 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori e pazakontë është rrëfyer nga një 42-vjeçar nga Tirana në emisionin “Jeta pa filtër” në News24. Përballë psikologes Ervisa Lula, e cila është njëkohësisht dhe autore e programit babai i 2 fëmijëve tregon si e zbuloi të vërtetën se e shoqja kishte një tjetër lidhje: “Vija re që telefonin e mbante pas vetes, nuk ja jepte më djalit, filloi ta mbante me dridhje, në periudhën e pandemisë ra shumë në sy, më çoi drejt bindjes se ishte dikush tjetër midis nesh.

I përlotur ai përshkruan dhe momentin më të vështirë atë të përballjes me të vërtetën në derën e një apartamenti me qira, aty zbuloi edhe se bashkëshortja e tradhtonte me një person të cilin e njihte: “Ngriva për momentin, më nxorën shumë shpejt që andej, gjithçka në krevat ishte filmuar, më nxorën shumë shpejt që të shmangnin konfliktin”.

Fajin thotë se e ka vetë pasi punonte shumë dhë nuk arrinte dot t’i qëndronte afër asaj. Tani jetojnë sërish bashkë, e fali dhe arsyeja janë fëmijët. 42-vjeçari pohon gjithashtu se pa fëmijët s’mund të jetonte kurrë dhe nëse do të divorcohej atëherë gjykata do ia jepte kujdestarinë nënës. Psikologia Arjana Muçaj në një intervistë për “Jeta pa filtër” ka bërë një analizë lidhur me këtë fenomen.

Ajo shprehet se: “Në ditët që po jetojmë tradhtia po kthehet në normale, duke dashur të prekin modernen çiftet e reja harrojnë se nëse ndodh një tradhti kjo tregon se do të humbasë besimi dhe humbja e besimit ndaj partnerit do të thotë se herë pas here ti të jesh në dyshim në lidhje me marrëdhënien që ke me të. Ndërsa avokati Jordan Daci sjellë në vemendje raste kur prindërit për shkak të egoizmit të tyre kanë shkuar deri atje sa kanë bërë fëmijët dëshmitarë okularë të raporteve intime të prindit tradhtar duke shkaktuar kështu një traumë shumë të rëndë.

Ai thotë se: “Çështja e tradhtisë mund të ndërlikohet vetëm kur përfshin fëmijët. nëse fëmijët përdoren nga një prind kundrejt prindit tjetër duke i bërë dëshmitarë, ky është një krim që bëhet ndaj fëmijëve. Për mua ai prind që e përdor fëmijën dhe e vendos në rrethana tejet të rënda emocionale, ai nuk mund ta ushtrojë kujdestarinë në të tilla raste”. Sipas tij tradhtia bashkëshortore nuk ka asnjë ndryshim nga arsyet e tjera për sa i përket divorcit. Ajo nuk ndryshon asgjë as në ndarjen e pasurisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor, BSH rrit transparencën edhe për transfertat online

18:42 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Rama në Cernobbio: “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE”

18:16 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.