Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Korani i ndaluar të peshkohet, po ja çfarë bënin zyrtarët e shoqatës së Peshkimit në Pogradec

09:02 / February 4, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ulzapeshkimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Peshkimi i lljoit koran konsiderohet për momentin aktivitet i paligjshëm dhe nuk lejohet, ndërkohë që policia në Pogradec bën të ditur se janë arrstuar zyrtarë të shoqatës së Peshkimit në Pogradec pasi i detyronin peshkatarët të peshkonin peshkun e rrallë të liqenit të Ohrit.

Sipas burimeve zyrtare ata kanë shpërdoruar detyrën me qëllim përfitimin personal, duke detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran. Të ndaluar janë kryetari dhe dy punonjës të Shoqatës së Peshkimit në Pogradec.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Korani”.

Operacioni pas një pune hetimore nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, për goditjen e aktivitetit kriminal të peshkimit të paligjshëm.

Shpërdoruan detyrën me qëllim përfitimin personal, duke detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran, ndalohen kryetari dhe dy punonjës të Shoqatës së Peshkimit në Pogradec.

Sekuestrohet një sasi peshku i llojit koran dhe një sasi lekësh.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e veprave penale kundër lirisë së personit, kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga vetë punonjësit shtetërorë dhe veprave penale kundër mjedisit, pas një pune hetimore finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Korani”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

A. D., 49 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec (me detyrë kryetar i Shoqatës së Peshkimit Pogradec);

M. D., 47 vjeç, banues në Hudënisht (me detyrë punonjës në këtë shoqatë);

E. P., 43 vjeç, banues në Memëlisht, Pogradec (me detyrë punonjës në këtë shoqatë).

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka urdhëruar ndalimin e këtyre tre shtetasve, në bazë të vendimeve të Gjykatës e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se në bashkëpunim mes tyre ata kanë shpërdoruar detyrën, duke detyruar peshkatarët në Pogradec që të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran dhe më pas këtë sasi e tregtonin në lokalet e qytetit të Pogradecit, për të siguruar përfitime personale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u gjetën një sasi peshku e llojit koran dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Tregtimi i specieve të mbrojtura të faunës dhe florës së egër” kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026

Tragjedi në Bullgari/ Përfshihen në aksident mbi 70 automjete, 12 viktima dhe dhjetëra të lënduar

12:45 / November 10, 2026

Ministrja Klodiana Spahiu takim me studentët në “Koço Gliozheni”, në fokus sfidat e praktikës dhe e ardhmja profesionale

10:59 / November 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.