Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rehabilitohet parku “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” në Burrel, ndër lulishtet më të vjetra në Ballkan

09:53 / February 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
139700583 10158472571946523 4550984423691621231 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parku “Nëna Mbretëreshe Geraldinë” në qytetin e Burrelit i është nënshtruar një ndryshimi rrënjësor duke u kthyer tashmë në një vend shlodhës dhe argëtues.

Parku është ndërtuar në vitet ’30 dhe investimi në kuadër të programit të “Rilindjes Urbane” e ka transformuar por duke ruajtur formën piktoreske. Pllakat e lulishtes janë bërë me gurë të zonës, ndërkohë që janë montuar sistemi ujitës e janë vendosur stola e kosha mbeturinash.

Ky është investimi më serioz i kryer në 90 vite nga krijim i tij, duke u kthyer tashmë në një mjedis të pastër e shlodhës për syrin për banorët e Matit por dhe turistë që kalojnë në zonë për të vizituar pikat turistike të krahinës së Matit. Kjo dhe për faktin se vetë parku ka një histori të veçantë. Konsiderohet si një nga lulishtet më të vjetra në Ballkan që i ka rezistuar kohës. Parku “Geraldinë” është një dhuratë nga Nëna Mbretëreshë, pasi ishte dhe vendlindja e mbretit Ahmet Zogu.

Parku që nderon emrin e mbretëreshës gjendet i vendosur në pjesën veriore të qytetit të Burrelit dhe është ende një ndër parqet me bimësinë më të rrallë, jo vetëm në vendin tonë por edhe në Ballkan.

Historia tregon se projeklti i saj është bërë në vitin 1933 dhe ka përfunduar dy vite më pas. Nën kujdesin e vetë Geraldinës në këtë park janë sjellë drurë të rrallë nga Amerika, Azia, Afrika e Evropa. Ajo jo vetëm është njeriu kryesor që ndërtoi këtë lulishte, por solli drurë të veçantë si Kriptomeria, Sofrina, Mbretëresha, etj, drurë këto të ruajtur me kujdes e përkushtim nga specialistët matjanë për disa dekada me radhë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026

Tragjedi në Bullgari/ Përfshihen në aksident mbi 70 automjete, 12 viktima dhe dhjetëra të lënduar

12:45 / November 10, 2026

Ministrja Klodiana Spahiu takim me studentët në “Koço Gliozheni”, në fokus sfidat e praktikës dhe e ardhmja profesionale

10:59 / November 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.