Kryeministri Rama tha gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve për rijetësimin e Piramidës se projektika qenë më i vështiri, por thekson se koha e madhe e harxhuar nuk ka humbur kot, pasi ky projekt është shumë bindës dhe ambicioz.
Sipas tij pikërisht Piramida që ndodhet në mes të Tiranës u kthye në qendër të kioskëzimit, madje dhe simbolit të ‘tokës së xanun’, teksa vetë e pranon se për 11 vite si kryebashkiak e ka pasur në mendje se si mund të kthehej në aset.
“Vitet e lanë mu në mes të Tiranës, në një proces degradimi. Asnjëherë nuk u gjet mënyra si kjo godinë mund të shërbente jo për qëllimin që u ndërtua, por për të tjera dhe me funksione të tjera. U provuan një sërë gjërash, që çuan në qoskëzimin e brendshëm. U kthye si një lloj simboli i tokës së xanun, në një bashkëpunim mes shtetit dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes. U kthye në një vend ku veprimtaritë s’kishin lidhje me njëra-tjetrën, dhe ku hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend i shkretë”, tha ai.
Rama foli për projektin “Shqipëria 2030”, për të cilin tha se të rinjtë do të fitojnë mijëra euro vetëm nga interneti.
‘Nuk shkojnë të punojnë as në shtet as në privat por kanë gjetur punën në internet. Bëjnë shërbime në internet për të tretë. Sot në këtë moment që flasin janë 2.4 mln vende pune të lira që konsiderohen si potencial i këtij momenti për shërbime të këtij lloji. Ajo që ne jemi duke përgatirur për të çuar në fazë të re revolucionin është shtrirja në çdo qytet e rrjetit të një programi për të rinjtë që duan të vënë në punë aftësitë e tyre në rrjetet digitale shumë më tepër se do fitonin po të shkonin në Gjermani. Ne po përgatisim një nga pikat e platformës sonë të Shqipërisë së vitit 2030, krijimin e hapësirës së re për aftësimin sa më cilësor të të rinjve të sotëm për të qenë nesër pjesë e këtij tregu të madh që vetëm mund të zgjerohet dhe jo të ngushtohet. Ekperienca e nisur me zonën e parë të aftësimit të të rinjve po tregon atë që ne e dinim por sidoqoftë, por është konfirmim sa ambicie ka në këtë vend për këtë fushë. Nëse ne vendosim objektiv për të rritur numrin e koduesve dhe për të bërë që të rinjtë të jenë kodues, dhe po marr vetëm një aspekt të aftësive, ne do kemi një bazë krejtësisht tjetër për Shqipërinë e mesme. Që muzeu i Enver Hoxhës të shërbejë për këtë është realizimi i një ambicie që sot merr rrugën e jetësimit dhe rikthimin e këtij objekti që për 30 vite ka bërë hije këtu duke nga sfiduar të gjithëve që nuk më përdorni dot në një simbol të madh të Shqipërisë që duam nesër dhe në arsye për të thënë se sot gjeografia është shumë pak e rëndësishme për të kapërcyer kufijtë. Dija digitale e shoqëruar me dijet e tjera që janë të nevojshme është e mjaftueshme për ta bërë këdo për të fluturuar përtej kufijve. Një vajzë që sot është në Korçë kishte një portofol pune të imagjinueshëm që nga shërbimi për instagramin e një boksieri, një ëebsite në Londër. Një portofol që lidhen me atë vajzë dhe që sot merr mijëra euro në muaj. Si ajo të paktën vetëm në Korçë janë 100 të tjerë”, tha ai.
