Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeparlametari turk në Tiranë: Gati konsullata e Turqisë në Vlorë

12:08 / February 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ruci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri ndodhet për një vizitë zyrtare kreu i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop. Ai ka premtuar më shumë investime në Shqipëri.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Şentop i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë tha se do të rriten më shumë investimet në fushën e turizmit.

Gjithashtu ai tha se kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë. Kryeparlamentari turk, nënvizoi sipas tij miqësinë e popullit turk me atë shqiptar, ndërsa përmendi figurat e rëndësishme shqiptare që kanë kontribuar në Turqi.

“Ju kam sjellë përshëndetjet e presidentit Erdogan. Ndjej një kënaqësi të madhe që ndodhem në Shqipëri, në përgjigje të ftesës që më ka bërë zoti Ruci. Do ta falënderoja kryetarin për mikpritjen dhe kujdesin e treguar. Me Shqipërinë ndajmë një histori rrënjësore dhe një kulturë të përbashkët. Në fakt ne kemi shumë vlera dhe shumë personalitete të përbashkët, Ahmet Pashai, Mehmet Aga nga Elbasani arkitekti i xhamisë blu. Kemi themeluesi dhe rektorin e universitetit të Stambollit, Hasan Tahsim. Kemi Sami Frashërin, i pari që ka bërë punime për enciklopedinë.

Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në një nivel të mrekullueshëm që i shkon për shtat edhe miqësisë sonë historike. Sot në takimin që patra me zotin kryetar ne realizuam bashkëbisedime shumë të dobishme. Tani këto marrëdhënie dy pakohe ne i trajtuam në të gjitha dimensionet e tyre. Sot do të kemi rastin të takohem me Metën dhe Ramën.

Jam i bindur se zyrtarizmi i këtij partneriteti strategjikë do të çojë në nivele më të larta bashkëpunimet. Gjatë vizitës së Ramës u ra dakord për ndërtimin e një spitali në Fier. Dua të shpreh me kënaqësi që punimet po vazhdojnë pa ndërprerje.

Duam të rrisim investimet tona në Shqipëri, në veçanti edhe në sektorin e turizmit. Kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë”, deklaroi ai

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026

Tragjedi në Bullgari/ Përfshihen në aksident mbi 70 automjete, 12 viktima dhe dhjetëra të lënduar

12:45 / November 10, 2026

Ministrja Klodiana Spahiu takim me studentët në “Koço Gliozheni”, në fokus sfidat e praktikës dhe e ardhmja profesionale

10:59 / November 10, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.