Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë live në Facebook dhe Instagram ku ka komentuar dhe indeksin e demokracisë së “The Economist” për Shqipërinë.
Ai tha se Shqipëria nuk hyn më tek regjimet hibride, ashtu si vendet e tjera të rajonit, por hyn tek demokracitë me të ‘meta’, ku ndodhen dhe vendet e BE dhe SHBA.
Ai thotë se për këtë ngjitje vlerësohet qeveria shqiptare, për reformat demokratizuese, veçanërisht për Reformën Elektorale që është arsye kryesore sipas kryeministrit.
“Në vlerësimin e fundit të raportit prestigjioz, indeksi i demokracisë nga njësia e inteligjencës së “The Economist” Shqipëria për herë të parë pas 3 dekadash ka një rritje dhe praktikisht kapërcim. Ka dalë nga kategoria regjim hibrid, për në një kategori më të lartë. Faktikisht në 2006 Shqipëria ka figuruar përherë të parë në renditjen e “The Economist”. Deri në 2013 trendi i vlerësimit të indeksit të demokracisë ka qenë në rënie. Vetëm pas 2013, dhe kjo është e verfikueshme, mund të shihni grafikun ka nisur ngjitja e qëndrueshme. Ai i 2020 që çuditërisht që ka zënë pak ose aspak vend në pasqyrat e kanaleve të portaleve, socialeve, pasi janë kryesisht për aplikime. Sjell atë që thashë, kalimi në kategori tjetër të klasifikimit të zhvillimit të demokracisë. Jemi futur në klasë sipas indeksit, me shtetet e BE dhe SHBA. Vendet e tjera të rajonit si Bosnja, Mali i zi, Maqedonia renditen ende tek regjimet hibride. Futemi tek Italia, me një demokraci më të zhvilluar ku respektohen të drejtat e liritë themelore të njeriut. Paçka se vijmë nga më poshtë, po s’jemi më mirë se ata dhe kjo s’hyn në mënyrën time të menduarit. Por duke qenë se përmirësimi në indeks na bën ndër të paktat që kemi përmirësim. Të tjerat kanë stabilitet të lartë, ndërkohë shumë vende të tjera kanë përkeqësim sidomos gjatë pandemisë. Dhe akoma më e bukur, për të bërë një vlerësim me ndihmë e një arbitri objektiv, dhe për të parë kontrastin mes bolorisë së këtushme dhe zallahisë këtu nga tymi e nga balta, vlerësohet qeveria për reformat demokratizuese nxitjen e zhvillimt të vendit, dhe reforma elektorale, aq shumë e mallkuar nga një palë, apo 2-3-5 palë vendas e të huaj, konsiderohet një nga arsyet kryesore të përmirësimit. Shqipëria me reformën, thelbësisht me çmontimin e formulës së vjetër, dhe standardizimin e koalicioneve si në çdo vend të OSBE, ka hyrë në klasë tjetër.”- tha Rama.
