Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi i djalit të Enver Hoxhës për 100-vjetorin e nënës: Komunizmi ishte demokraci e sundimit të shumicës ndaj një pakice, e kundërta sot

18:43 / February 8, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Enver and Nexhmije Hoxha e1582785250624 684x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Xhevdet Shehu

Vitet e fundit dhe deri në fund të jetës Nexhmije Hoxha pati një komunikim të rregullt dhe korrekt me autorin e këtyre radhëve dhe disa prej takimeve me të, unë i kam publikuar këtu në DITA.

Vetëm një muaj para se të ndahej nga jeta ajo arriti të botonte “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”. Është një histori mbi 70-vjeçare në rreth 500 faqe. Enver Hoxha është personazhi kryesor bashkë me ata në krah të tij në të përpjetat e historisë shqiptare, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo e Ramiz Alia.

Nexhmije Hoxha veproi si asnjë ish-udhëheqës tjetër komunist i kohës. Ia ka kaluar edhe Ramiz Alisë, pasardhësit të Enverit. Pa le më ish-udhëheqësve të tjerë komunistë, ish-anëtarëve të Byrosë Politike që jo vetëm nuk shkruan asnjë rresht, por edhe që ikën nga kjo botë sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.

Unë hyj tek ata që thonë: shumë mirë që la pas një dëshmi autentike. Nuk mund të vihet në dyshim bindja e saj se shoqëria komuniste ishte dhe do të mbetet më e mira jo vetëm për shqiptarët, por edhe  për mbarë shoqërinë njerëzore. Indoktrinimi komunist ka një dozë të justifikueshme në historinë që përshkruan autorja në librin e saj që do ta konsideroja testamentar.

Por, në zhvillimet bashkëkohore të pas kolapsit të regjimeve komuniste, argumentet janë më së shumti në favor të autores. Biseda e mëposhtme është bërë këto ditë me djalin e Enver dhe Nexhmije Hoxhës, Ilirin.

Sot Nexhmije Hoxha do të mbushte plot 100 vite.

Pyetje – Z.Ilir Hoxha, do ketë lexues që do e kontestojnë pse duhet të përkujtohet Nexhmije Hoxha në këtë përvjetor të ditëlindjes…

Ilir Hoxha – Në radhë të parë falënderojmë gazetën dhe ju personalisht, Xhevdet. Nexhmije Hoxha ishte një lexuese e rregullt e DITA-s. Madje ajo ruante një koleksion me numra të përzgjedhur të gazetës suaj, por për fat të keq ky koleksion humbi bashkë me materialet e tjera, ditën që na nxorën me dhunë nga shtëpia në qershor 2020.

Data e 100 vjetorit të lindjes së saj, për familjen tonë është një ditë e shënuar, e mbushur me kujtime e plot emocione. Është një shekull jetë dhe histori. Më mendje e zemër dua ta kujtoj nënën time në ditët e saj të lumtura pranë Enverit, e rrethuar nga fëmijët e saj dhe nga nipërit e mbesat, por kujtimet e mia i trazojnë vitet e vështira pas ‘90-s, të cilat kanë lënë mbresa të pashlyera tek unë. Gjithsesi jam i qetë në ndërgjegje, që nënës time i qëndrova pranë deri në fund, duke u përpjekur që t’ia lehtësoja sa më shumë vështirësitë.

Jeta e saj zgjati deri në prag të 100 vjetorit. Ajo ishte një grua që jo vetëm që jetoi gjatë, por gjithë jeta e saj, nga rinia e hershme e deri sa mbylli sytë, ishte e mbushur me një veprimtari të frytshme politike dhe shoqërore, duke qëndruar e palëkundur në idealin e saj.

Duke ju kthyer pyetjes tuaj pse e vlen të përkujtohet Nexhmije Hoxha në këtë 100 vjetor, besoj se duke treguar veprimtarinë e Nexhmije Hoxhës gjatë luftës Nac-çlirimtare, pyetja juaj do marrë përgjigjen që i takon. Do të mbahet mënd si një revolucionare dhe antifashiste e guximshme që gjithë rininë e saj e dha për Shqipërinë.

Pyetje – Po, zonja Hoxha ka qenë një antifashiste e orëve të para. Më pas u bë bashkëshorte e Enver Hoxhës…

I.H.– Ishin hapat e para për konsolidimin e një pushteti popullor dhe ndërtimin e Shqipërisë. Nexhmije Hoxha u përfshi tërësisht në këtë lufte të re, ndonëse ishte me shëndet të dobët, me një anemi ekstreme, si pasojë e jetës së varfër në familje dhe të kequshqyerit gjatë Luftës, si të gjithë partizanët.

Siç e thotë edhe në kujtimet e saj: “Enver Hoxha, më ndihmoi jo vetëm të fitoja pjekurinë politike dhe të ngre nivelin tim ideo-kulturor, por edhe më dha mundësi të marr pjesë në jetën politike… Duke qenë një jetë të tërë pranë Enverit, unë u bëra kjo që jam, një luftëtare për të kontribuar sa më shumë në dobi të popullit dhe të vendit tim”

I përmenda meritat dhe kontributin e saj në luftë dhe në punë për t’i dhënë një përgjigje të plotë pyetjes suaj dhe për të treguar se ajo i kishte të vëmjaftueshme aftësitë dhe meritat.

Pyetje- Përveçse bashkëshorte e Enver Hoxhës, ka qenë dhe një bashkëpunëtore e ngushtë e tij gjatë 40 viteve që në të vërtetë ishin diktaturë…

I.H.– Është e vërtetë që ishim në diktaturën e proletariatit e sanksionuar në kushtetutën e kohës, por nuk duhet harruar që ishim dhe në demokracinë popullore të sanksionuar në kushtetutë që do të thoshte : “sundimi i shumicës ndaj pakicës”, e kundërta e së sotmes.

Në çështjet parimore, Enver Hoxha ka qenë i prerë. Ai ishte një burrë shteti që merrte vendimet e duhura në kohën e duhur për të mirën e Shqipërisë dhe popullit të tij. Ai asnjëherë problemet e punës nuk i diskutonte në familje dhe aq më tepër ato të organeve të drejtpërdrejta të diktaturës si Ministria e Brendshme, Sigurimi i Shtetit apo Ministria e Mbrojtjes.

Nexhmija nuk bënte pjesë në këto organe dhe rrjedhimisht nuk kishte se si të ndikonte. Ajo ka bërë punën e saj në funksionet e ngarkuara nga Partia dhe Shteti, të cilat janë të njohura që i kam përmendur dhe në këtë intervistë.

Ndërsa si bashkëshorte e Enver Hoxhës, po, ka bërë maksimumin për shëndetin e tij që Ai të ndjehej sa më mirë nga problemet stresuese që kishte. Këto i bënte duke mos lënë asnjë çast punët e saj por e bënte në dëm të shëndetit të saj. I jemi gjithmonë mirënjohës për ç’ka bëri për babain dhe i kemi ndenjur pranë në ditët e vështira, si unë dhe Pranvera e Teuta… Marrë nga gazeta Dita

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.