Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë rrezikoni nëse hapni kodin 6-shifror në WhatsApp? Eksperti sqaron si të shpëtoni nga mashtrimi

11:23 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hack whatsapp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Së fundmi është folur gjatë për një mashtrim që po bëhet përmes aplikacionet WhatsApp, që përdoret gjerësisht për të shkëmbyer mesazhe me tekst dhe audio, imazhe etj. “Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6-shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Është urgjente!”, ky është mesazhi që po qarkullon dhe që i bën njerëzit të bien në grackën e mashtrimit.

Fillimisht përdoruesve ju ka ardhur një mesazh me një kod 6 shifror dhe më pas një mesazh tjetër brenda pak sekondave vjen në Whatsapp ku ju kërkon që ta ridërgoni këtë kod. Ajo që e bën akoma më bindës këtë mesazh, është se ai dërgohet nëpërmjet një numri shqiptar, që mund të jetë pjesë e kontakteve tuaja, ose e grupeve të Whatsapp-it ku ju bëni pjesë. Dyshohet se në këtë formë disa piratë kibernetike futen në të dhënat e platformës dhe bllokojnë aksesin tek përdoruesit që bien pre e mashtrimit.

Këto mesazhe janë kthyer në shqetësim të vërtetë për disa qytetarë, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimin për të mbrojtur të dhënat personale të përdoruesve. Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ka shpjeguar se në rast verifikimesh ne nuk komunikojmë kurrë me individ, por me software. Ai tha se e mira është se ai që merr aksesin në llogarinë e përdoruesve, nuk mund të shikojë bisedat e mëparshme të tyre.

“Ti asnjëherë nuk komunikon me një individ për të bërë verifikime, por me një software dhe nuk ka fjalë të tilla ‘të lutem, gabimisht, ma nis’ dhe këto janë gjëra që duhen kuptuar. Edhe pse duket si numër shqiptar, nuk mund të mos ketë qenë i tillë. Mund të jetë dikush nga Gana ose Nigeria, këto vendet e Afrikës dhe ai në vend të emrit të vet, vë një numër shqiptar. Ti konfuzohesh kur sheh një numër shqiptar në vend të emrit në Whatsapp. E mira është që ai kur merr Whatsapp-in tënd, nuk merr asnjë nga bisedat e tua të mëparshme.

Ai që të hakeron Whatsapp-in përfiton që mund t’i shkruajë dikujt një familjari tënd dhe t’i thotë kam ngelur diku më nis kaq para se më duhen. Në momentin që e kupton që je hakeruar, automatikisht bën ‘log on’ sërish dhe të vjen një kod dhe personi që ka hyrë në Whatsapp-in tënd i mbyllet automatikisht”, ka shpjeguar eksperti në “Wake Up”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.