Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alfred Peza/ “Gjella me piper, piperi pa karar!”

21:06 / February 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
A.Peza 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha mund të zgjidhej sa herë të donte dhe kur të donte, Kryeministri i Memeve në Shqipëri. E për këtë nuk ishte nevoja madje as të bëhej ndonjë konkurs, garë, e aq më pak të kishte edhe fushata apo zgjedhje. Mjafton të bëjë çfarëdolloj gjëje ti shkrepet apo si ta këshillojnë, duke dashur të na hiqet si politikan familjar, lider normal apo kandidat për Kryeministër serioz.

E sigurtë është se pas çdo dalje publike, ai do të shndërrohet vetëvetiu, në meme. E jo në një meme dosido, por në kryememen e ditës, javës, muajit apo vitit. Aq shumë konkuron vetëm me veten në këtë pikë, sa askush duket që nuk e ka më mendjen tek personazhet e tjerë të jetës politike dhe publike në Shqipëri. Sepse u del dhe u tepron Lulzim Basha.

Video e fundit ku Kryetari i PD bën sikur është aq shtëpiak, sa edhe gatuan vetë, u bë kryememe për shumë arsye;

Dikush e bëri për shkak se po gatuante me këpucët veshur në shtëpi.

Dikush prej xhinseve.

Dikush se ishte e shtunë ajo natë dhe kësisoj askush nuk mund të qëndrojë kaq panatyrshëm në shtëpi për fundjavë.

Dikush se i tha bashkëshortes që të mos e hidhte videon në instagram dhe ajo bëri pikërisht atë gjë.

E dikush tjetër se këtë skenë, Luli e akstroi aq keq sa ai shikim i tij në fund, u shndërrua edhe në qershinë e tortës së memeve.

I vetmi detaj që ishte zgjedhur për ti treguar të tjerëve “natyrshmërinë” e procesit të gatimit nga ana e tij, ishte ai i momenti i hedhjes së piperit në tiganin që po nxirrte avull mbi sobë. Dikush duhet ta këshillojë Kryeministrin e memeve, që fjala e urtë popullore me kripën, vlen edhe për piperin.

Ndaj Lulzim Basha duhet të kuptojë se “gjella me piper”, e “piperi pa karar”, nuk rrijnë dot bashkë. Ndaj herë tjetër të bëjë kujdes, që të “gatuaj” për të ushqyer lojën e humorit për kundërshtarët dhe jo ta hedhi gjithë “piperin” e humorit, vetëm mbi “pjatën” e tij!

Alfred Peza gjella karar piper
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.