Barcelona dhe Sevilla luajnë sot aktin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit në stadiumin “Ramon Sanches Pizjuan”. Vendasit e kanë nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë.
Jules Kounde, qendërmbrojtësi francez i Sevillas, doli nga vetja dhe ka shënoi ndoshta golin më të bukur të karrierës së tij. Mbrojtësi e mori sferën rreth 40 metra nga Ter Stegen dhe mundi të kalojë këdo që i doli para, duke imituar në njëfarë mënyre Leo Messin.
