Kristal Abazaj i rilindur. Vetëm gjatë kësaj jave, sulmuesi tropojan u huazua nga Anderlehti tek Osijeku në Kroaci. Në ndeshjen e javës së 21-të në Kroaci, Kristali e nisi nga stoli, dhe u fut në fushë në minutën e 57-të.

Dhe, pas vetëm 11 minutash, gjeti menjëherë golin e parë me fanellën e Osijekut, ku nuk gaboi me të djathtën nga brenda zone, dhe tundi rrjetën e portierit kundërshtar.
