Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mund ta përgatisni vet në shtëpi, ky lëng magjik bën mrekullinë për shëndetin tuaj

14:21 / February 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shega
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shega është një frut i mrekullueshëm që ofron shumë ushqyes dhe vlera për të gjithë dashamirësit e saj.

Ajo konsiderohet thelbësore për një ushqim të shëndetshëm dhe është pjesë e recetave të ndryshme në mbarë Shqipërinë.

Fruti përveçse i freskët konsumohet në mënyra të ndryshme siç janë lëngu, shurupi apo çaji. Po, nga shega mund të bëhet edhe uthull.

Megjithatë, të paktë janë ata që janë të mirëinformuar për vlerat e uthullës së shegës.

Kjo uthull me ngjyrë të kuqe të ndezur karakterizohet nga ëmbëlsia frutore e ndërthurur me aciditetin e mprehtë, që së bashku shpalosin vlerat e mëposhtme

Sistemi tretës

Uthulla e shegës është e pasur me acid acetik që ndihmon sistemin tretës duke rritur aftësinë e organizmit për të përthithur ushqyesit e dobishëm nga ushqimet që konsumojmë.

Shtoni uthullën e shegës në sallatën tuaj të preferuar ose pijeni atë duke tretur një deri në 2 lugë gjelle uthull shege në një gotë me ujë dhe konsumojeni përpara ose gjatë vakteve.

Përthithja e kalciumit

Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj produkteve të bulmetit kanë nevojë për burime alternative të kalciumit siç janë: spinaqi, brokoli ose hudhra.

Nëse shtoni një pikë uthulle të shegës në këto ushqime, trupi do të përthithë kalciumin më lehtë se zakonisht.

Kolesteroli dhe tensioni i gjakut

Studimet tregojnë se, uthulla e shegës mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Në mënyrë indirekte, uthulla e shegës ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Zhbllokon arteriet

Studimet thonë se uthulla e shegës mund të jetë një kurë për arteriet e bllokuara, hipertensionin dhe qelizat e dëmtuara.

Si të përgatisni uthullën e shegës në kushtet e shtëpisë

Receta e AgroWeb.org për përgatitjen e uthullës së shegës në kushtet e shtëpisë është mjaft e lehtë për t’u provuar.

Do t’ju nevojiten katër kilogramë shegë nga të cilat mund të prodhoni një litër uthull shege, pas filtrimit dhe avullimit.

Përgatitja:

Pasi keni shtrydhur kokrrat e shegës, hidheni lëngun në një enë qelqi.

Mbajeni në frigorifer për dy ditë, gjatë së cilave, mbetjet e kokrrave do të bien në fund të enës. AgroWeb.org ju këshillon që kokrrat e shtypura mos t’i hidhni sepse ato janë burim fibrash dhe mund të konsumohen.

Filtrojeni lëngun me kujdes dhe hidheni në një enë qelqi. Mbulojeni enën me një napë dhe izolojeni mirë me llastik. Enën ruajeni në një hapësirë të errët. Lereni lëngun të fermentohet për 30 ditë.

Më pas, filtrojeni për herë të dytë. Lëngu i përftuar duhet të fermentohet sërish për rreth 2 javë të tjera. Në fund të këtij procesi, duhet ta filtroni uthullën e përfituar për një herë të fundit.

Ruajeni uthullën e filtruar në një shishe të veçantë dhe mbajeni në frigorifer. Në fillim shija do të jetë tepër e mprehtë dhe e athët, por më pas do të zbutet. Mund ta përdorni uthullën në recetat tuaja./AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.