Laçi fitoi sfidën e javës së 22-të ndaj Partizanit, duke u rikthyer te suksesi pas dy humbjeve. Kurbinasit fituan me shifrat 1-0, falë një penalltie shumë të kontestuar, dhe i shkaktuan humbjen e parë të kuqve pas 8 ndeshjesh, e fundit në javën e 14-të në Vlorë ndaj Flamurtarit.

Gjithçka u zhbllokua që në minutën e 11-të, nga Ndriçim Shtubina, pasi kryesori Kola akordoi penallti për një faull ndaj Elvi Berishës. Të kuqtë protestojnë për faktin se pretendojnë se momenti i faullit ishte jashtë zone.
Në vazhdimin e lojës, loja ishte e përqendruar në mesfushë, dhe të kuqtë nuk u shfaqën të rrezikshëm para portës së Selmanit. Vetëm një pretendim i Asanit në fund të pjesës së parë për penallti, por nuk akordohet nga kryesori Kola.
Edhe në të dytën, Laçi menaxhon avantazhin, ndërsa Gega provon me Dukën, Koten dhe Hebajn, por pa rezultat, të paktën edhe për të barazuar. Deri në fund, Partizani bëri shumë pak, dhe Laçi doli me 3 pikë. Kështu, “demat” mbeten në vendin e parë, me 46 pikë, ndërsa Laçi ngjitet i katërti, me 34 pikë.
Laçi-Partizani 1-0
GOL: Shtubina pen. 13′
