Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Pirlo: Më vjen keq për Gattuson, por nesër duam të fitojmë

22:54 / February 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pirlo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pak ditë pasi fitoi Superkupën e Italisë ndaj Napolit, Juventus do të përballet sërish me “të kaltrit” këtë herë për kampionat në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Tekniku i bardhezinjve Andrea Pirlo doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku pranoi rëndësinë e sfidës dhe deklaroi se dëshiron një tjetër sukses, për t’u shtuar presionin edhe skuadrave milaneze që kryesojnë.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, pasi Napoli ka një skuadër shumë cilësore, me individë që mund të zgjidhin situatat në çdo moment. Do të provojmë t’u japim vazhdimësi ndeshjeve të mira të javëve të fundit dhe të marrim një tjetër sukses, pasi kështu mund t’u shtojmë presionin edhe skuadrave që kemi para vetes në renditje”, deklaroi Pirlo.

Napoli po kalon një moment të vështirë, pasi përveç eliminimit nga Kupa e Italisë, nuk ka vazhdimësi as të rezultateve në kampionat, ndërsa pozitat e trajnerit Gattuso janë lëkundur ndjeshëm së fundi, por kjo nuk i intereson aspak ish shokut të tij te Milani, Andrea Pirlos.

“Situata e Gattusos është një situatë normale për të gjithë trajnerët. Më vjen keq për të, por më duhet të mendoj për problemet e mia, pasi na duhet fitorja, që t’u japim vazhdimësi rezultateve”, u shpreh tekniku bardhezi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Atletico dhe Barcelona, duel për kreun e La Liga

12:17 / November 7, 2026

Matjanët kampionë të Shqipërisë në Radio-Amatorizëm, RS Burreli fiton kupën për të katërtin vit radhazi

22:57 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.