Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Nuk e mbani maskën rregullisht se keni kaluar Covid-19? Studimi i ri publikon lajmin e keq dhe tregon rrezikun që ju kanoset

10:56 / February 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mask
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studim i ri ka paralajmëruar se ju duhet të mbroheni dhe të krijoni kujdes edhe nëse e keni kaluar koronavirusin pasi të qenit i infektuar me virusin që shkakton Covid-19, nuk është një mburojë e padepërtueshme kundër ri-infektimit. 

Ai vëzhgoi gati 3.250 rekrutëve të rinj marinsa amerikanë, midis majit dhe tetorit 2020.Prej tyre, 189 kishin rezultuar më parë pozitivë ndaj virusit SAR-CoV-2. Gjatë studimit 6 -javor, 10 për qind e atyre që kishin rezultuar pozitiv u ri-infektuan. “Vetëm sepse keni antitrupa nga një infeksion i mëparshëm, nuk do të thotë se keni shpëtuar”- thotë autori i studimit, Stjuart Silfon, profesor i neurologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Mount Sinai në Nju Jork, që e kreu studimin në bashkëpunim me Naval Medical Research Center.

Pra 19 nga 189 rekrutë që ishin prekur më parë nga Covid-19, rezultuan pozitivë për një infeksion të dytë gjatë studimit. Studiuesit thanë se infeksionet e para dhe të dyta,përfshinin të njëjtin tip të virusit SARS-CoV-2, dhe asnjë prej tyre nuk kishte llojet e reja, më të transmetueshme të Britanisë së Madhe, Afrikës së Jugut apo Brazilit, që kanë shkaktuaralarm gjatë javës së fundit.

Të gjithë ata që rezultuan pozitivë gjatë studimit kishin simptoma “të lehta” tha dr Silfon. Asnjë prej tyre nuk u shtrua në spital. Por rreziku i simptomave dhe kohëzgjatja e infeksionit ishin të njëjtat, pavarësisht nga historia e mëparshme e prekjes nga Covid-19.

“Dallimi i vetëm ishte se sasia e virusit në testet tona të tamponit, ishte pak më e ulët tekmarinsat që kishin fituar antitrupa nga prekja e mëhershme, theksoi më tej studiuesi.Ndërkohë marinsat e ri-infektuar, kishin nivele më të ulëta të antitrupave nga periudha e tyre fillestare, krahasuar me marinsat që nuk u infektuan përsëri. Lajmi i mirë:Pasja e antitrupave pas infektimit ju mbron nga ri-infektimi. Lajmi i keq:Edhe nëse jeni prekur më herët nga Covid-19, ekziston rreziku që të prekeni sërish.

“Kjo mund të mos u shkaktojë probleme pacientëve të rinj, që në studimin tonë janë kryesisht simptomatikë. Por kjo nënkupton se ekziston rreziku që ata më pas t’ia transmetojë virusin personave më të rrezikuar”– thotë ai. Kjo do të thotë që mbajtja e maskës, distancimi shoqëror dhe vaksinimi do të jenë ende shumë të rëndësishme, pavarësisht nga historia e mëparshme e infeksionit. / MedicalXpress-bota.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.