Lacio ka marrë një goditje të fortë sot në fushën e Xhenoas, pasi u mund me kthim rezultati 2-1. Me këtë disfatë kryeqytetasit kanë mbetur disi pas në luftën për vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse Strakosha pësoi dy gola në pjesën e dytë ai nuk kishte asnjë faji. Madje ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës. Kjo gjë nuk u ka shpëtuar mediave italiane që e kanë vlerësuar me notën 6,5.
“Në pjesën e parë ishte shumë mirë në dy raste që Xhenoa kishte për të kaluar në avantazh. Në pjesën e dytë u dorëzua duke pësuar dy herë, por nuk kishte asnjë faji të veçantë”, kanë qenë fjalët e mediave italiane.
Kështu Lacio mbetet në kuotën e 38 pikëve, katër më pak se Milani i vendit të katërt.
