Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vaksinimi i personaliteteve, ish-Presidenti Moisiu, pjesë e listës: Do ta bëj të dielën, më duket vendim i drejtë…mosha jonë një “saçme do”

21:27 / February 18, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alfred moisiu 3571139a f3b6 4505 86ac fa84ac97b83 resize 750
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga Vlora se të dielën do të nisë në Shqipëri vaksinimi i kategorisë së personaliteteve, mbi 80-vjeç, ndërsa nuk dha detaje se mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur emrat që do të marrin dozat.

E ndërsa ende nuk dihet lista e plotë, Abcnews.al mësoi se pjesë e saj do të jetë edhe ish-Presidenti Alfred Moisiu, 92-vjeç. Në një prononcim për Abcnews.al, ish-kreu i shtetit e konfirmoi faktin që ministria e kishte njoftuar. “Po, më ka njoftuar, ditën e dielë në orën 09:30 për të bërë vaksinën te stadiumi “Air Albania”,”- tha ai.

Por a do të pranojë të vaksinohet? “Po, sigurisht,”- tha ai. Alfred Moisiu vlerëson vendimin e qeverisë. “Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”.

Ish-presidenti kritikon qytetarët për faktin që nuk respektojnë masat anti-covid, por edhe partitë politike që po i shkelin në takimet elektorale.

“Populli është i padisiplinuar, rrinë pa maska, që është një mjet i domosdoshëm për t’u mbrojtur. E dyta distanca nuk mbahet. Shikoj edhe veprimtaritë politike që shkelen me të dyja këmbët, është shembull shumë negativ, duhet dënuar me rreptësi,”- tha Alfred Moisiu. 

Alfred Moisiu personaliteteve vaksinimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.