Ditën e sotme në Shqipëri nisi vaksinimi disa personaliteteve mbi 80-vjeç. Kryeministri Edi Rama postoi disa foto me disa nga figurat e njohura të artit dhe politikës që morën dozën e parë, por shumë prej ndjekëve iu kundërvunë për diferencimin. Ironia këtë herë nuk ka munguar nga të dy kampet, qytetarët që e pyesin “prindërit tanë do vaksinohen kur të bëhen të famshëm?”.
Dhe kryeministri që u përgjigjet “Ironi medemek eee?! Nejse, të famshëm aty janë 20 veta dhe të tjerët janë njerëz të zakonshëm që do vazhdojnë përditë apo ti mendon që të famshmit duheshin lënë në fund, meqë kanë kontribute të veçanta për vendin!”.

