Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka diskutuar për propozimin e kryetarit të tyre Lulzim Basha, për djegien e mandateve të deputetit.
I vetmi që ka pasur një qendrim ndryshe ka qenë Ervin Salianji, i cili ka theksuar se ky hap duhet menduar mirë, e duhet një strategji.
Ndërkohë që ka pasur edhe nga ata deputetë si Aldo Bumçi, që shkon dhe më tej, për djegie mandatesh dhe mospjesëmarrje në zgjedhje. Edhe deputetë të tjerë kanë qenë pro lënies së mandateve. Ndërkohë që vendimi nuk është marrë ende.