Deputeti socialistë, Spartak Braho në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, teksa komenton protestën e opo-zitës, shprehet se ngjarjet që shoqëruan 5 orët e tubimit para Kryeministrisë ishin fundi i një “komedie me aktorë politikë që bllofuan se do luanin tragjeditë e Eskilit”.

Gjithashtu, ai shprehet se me vendimin për të djegur mandatet PD po bën vetëvrasje politike. Pavarësisht kësaj mase ekstreme, ai thekson se kjo nuk do ta pengojë Partinë Socialiste që të qeverisë deri në fund të mandatit që i kanë dhënë shqiptarët. “Do të jetë një vetëvrasje tjetër në kushtet e dëshpërimit. Në dëshpërim njeriu vetekzekutohet. Po jeta parlamentare vazhdon edhe më pas pasi mazho-ranca i ka 80 deputetë”, – shprehet Braho.
Jo vetëm kaq, por duke e konsideruar si diletantizëm sjelljen e PD dhe LSI, ai thekson se me këtë lloj opozite Partia Socialiste do fitojë edhe zgjedhjet e 2022. “Maxhoranca do vazhdojë të qeverisë deri 2026 me këtë opozitë që çdo 6 muaj “vret veten” por pa mendjemadhësi”, thekson Braho në këtë intervistë, ndërsa hedh poshtë çdo lloj mundësie për ripër-sëritjen e një marrëveshje të ngjashme me atë të majit të 2017 mes PD dhe PS. Duke folur për zgjedhjet vendore në qarkun e Durrësit ku ai bën dhe jetën politike partiake, Braho nuk e fsheh dëshirën e djalit të tij për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Durrësit. Sipas tij kjo dëshirë vjen për shkak të kontributit që djali i tij, Arbër Braho ka dhënë si nënkryetar i kësaj bashkie prej 5 vitesh. “Është vetëm një dëshirë e tij në mbështetje dhe si një kandidaturë që mendon t’i ofrohet Partisë Socialiste meqenëse ka 5 vjet si nënkryetar i Bashkisë së Durrësit”,- thekson Braho në këtë intervistë.