Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vjedhja e thesarit të shtetit në Kosovë/ Prokuroria jep informacion: Janë bllokuar 600 mijë euro dhe sekuestruar katër makina

16:43 / February 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
EURO
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria Speciale ka treguar masat që janë marrë deri më tani për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit në Kosovë. Sipas Insajder, mësohet se deri më tani janë bllokuar 600 mijë euro si dhe janë sekuestruar katër vetura, vlera e të cilave është rreth 100 mijë euro.

Lajmi është bërë i ditur, përmes një komunikimi për mediat të prokurorisë, ku gjithashtu është treguar se janë bllokuar 34 llogari bankare të bizneseve në të cilat janë transferuar  parat nga i dyshuari Kadri Shala pronar i (LDA Group Sh.p,k). Ndërkohë është bërë kërkesa te autoritetet e Turqisë, lidhur me transferimin prej 440 mijë eurove.

“Deri më tani lidhur me këtë rast janë arrestuar dy (2) persona të cilët gjenden në paraburgim për veprat penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit’ nga neni 414 paragrafi 2 dhe 3 pika 3.4 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK-ës dhe ‘Shpëlarja e parave’ nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me veprën penale ‘Pastrimi i parave’ nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit”, thuhet në komunikatën për medie.

Sakaq, hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

Më 21 tetor në Kosovë janë vjedhur nga Thesari i Shtetit 2 milionë euro. Ministrja e finacave Hykmete Bajrami ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka treguar se parat e ndara në 4 transaksione janë dërguar në llogarinë e një operatori ekonomik. Ndërkohë të arrestuar janë Labinot Grudën, zyrtari në Ministrinë e Financave si dhe Kadri Shalën përfaqësues ligjor në Kompaninë LDA Group SHPK, kompania në të cilën janë transferuar paratë nga Thesari. Të dy të arrestuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm. Sakaq, është bërë e ditur se vjedhja ka ndodhur për 8 minuta.

Kosove Prokuroria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës

14:47 / July 23, 2026

SHBA, miratohet buxheti rekord i mbrojtjes prej 1.15 trilionë dollarë

10:05 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.