Trajneri Edi Reja ka marrë lajme të mira këtë fundjavë nga futbolli Italian, pasi duket se për ndeshjet e marsit, do të ketë në dispozicion të plotë tre futbollistët të cilët ishin në dyshim për shkak të dëmtimeve që kishin pësuar së fundmi.
Thomas Strakosha është kthyer plotësisht në gatishmëri për Lacion dhe u ul në pankinë gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ndërsa Hysaj dhe Kumbulla janë grumbulluar për ndeshjet e skuadrave përkatëse.
Strakosha ishte ai që shqetësonte me shumë për shkak të dëmtimit që kishte pësuar në gju e që kishte vënë në dyshim edhe nëse duhej të operohej apo jo. Por lojtari ka kryer fizioterapi dhe vizita të specializuara, duke kaluar këtë probleme fizik pa ndihmën e bisturisë e tashmë duke qenë gati për pjesën e mbetur të edicionit për klubin e tij, ku për momentin duket si zgjedhje e dytë.
Ndërkohë, Hysaj është grumbullura nga trajneri Gatuzo për duelin kundër Beneventos e nuk është aspak çudi nëse do të aktivizohet sot te skuadra e cila po vuan probleme të mëdha në prapavijë. Edhe Kumbulla është kthyer në dispozicion të Romës, pasi trajneri Fonseka e ka mbajtur larg ekipit në dy javët e fundit që ta ketë në formë maksimale për duelin e rëndësishëm që ekipi luan sonte kundër Milanit.