Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Epidemiologët japin lajmin fantastik: Shqipëria ka kaluar në shkurt valën e tretë të Covid-19

20:15 / March 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Epidemiologët besojnë se vala e tretë e Covid-19 në Shqipëri u përmbyll me muajin shkurt, një muaj rekord për rastet e infektimeve të reja dhe viktimat.

“Normalisht mund të themi se kemi kaluar valën e tretë. Ditët e fundit, fatmirësisht numri i rasteve ka filluar të ulet dhe unë do të prisja që në Mars ky numër të vazhdojë të ulet. Koha po hapet, njerëzit nuk do të qëndrojnë më në ambiente të mbyllura, do fillojnë të dalin, shtëpitë ajrosen më shumë…”, thotë për TV Klan epidemilogia Rovena Daja.

Megjithatë përhapja e koronavirusit tek moshat e reja shihet po aq problematike në vazhdim. 56% e infektimeve totale i përkasin moshës nën 50 vjeç, prej të cilëve 19% grupmoshës 30 deri 39 vjeç.

“Nga 25 deri në 35 vjeç është goxha në dominancë që ka filluar të rritet. Ndërkohë kemi dhe mjaft të shtruar në spital që janë në moshë të re. Të rinjtë ndërkohë janë dhe më pak të përgjegjshëm, në kuptimin që mendojnë se ne do ta kalojmë lehtë. Po ndërkohë kemi pasur edhe fatalitete dhe në moshën 18 vjeç”, shprehet Daja.

Përveç Tiranës, që përbën një vijë të kuqe, Covid-19 ka formuar vatra në të gjithë qytetet e vendit.

“Në Fier kemi goxha rritje të numrit të rasteve, kemi në Lezhë, kemi në Klos, në të gjitha rrethet e Shqipërisë, në Gjirokastër, në Korçë. Po ta shikosh me incidencën, të gjitha qytetet kanë raste pozitive”, tregon epidemiologia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Helmimi i fëmijëve nga uji në Vlorë, paraqiten në spital edhe të rritur me të njëjtat simptoma

12:00 / November 8, 2026

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.